Transmetuar më 10-07-2020, 18:25

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Prishtinë, ku takoi krerë të politikës kosovare, pati edhe një takim me Isa Mustafën, kreun e LDK-së.

Takimi mes Ramës dhe Mustafës, siç shihet edhe nga fotoja mes tyre, është zhvilluar pa maska, në ambjent të mbyllur, madje dy politikanët besohet se mund të kenë pasur kontakt të afërt fizik, madhe mund t’i kenë dhënë edhe dorën njëri-tjetrit para dhe pas takimit.

Mirëpo ish-kryeministri Mustafa sot rezultoi i infektuar me koronavirus, ndaj edhe sipas rregullit për të parandaluar përhapjen e pandemisë, tamponit duhet t’i nënshtrohet të gjithë personat që kanë pasur kontakte të afërta me të.

Disa media e kanë ngritur këtë shqetësim, duke shorehur dyshimet se mund të jetë infektuar edhe kryeministri Edi  Rama, nga takimi që ka pasur gjatë javës së kaluar me Mustafën.

Gjithsesi nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do ta shohë të arsyeshme që t’i nështrohet tamponit.

/NOA.al