Transmetuar më 10-07-2020, 19:50

Autoritetet italiane e kanë shprehur shpesh lidhjen e ngushtë që kanë bandat vendase me ato shqiptare, kryesisht në trafikun e drogës.

Së fundmi, policia në vendin fqinj ka goditur një organizatë kriminale italo-shqiptare në shitjen e kokainës.

Baza e grupit ishte në Pistoia, por operonte edhe në qytete të tjera përmes degëve të shpërndara.

Në përfundim të aksionit, u kryen 17 urdhra paraburgimi dhe 7 masa paraprake me qëndrim të detyrueshëm dhe prezantim në policinë gjyqësore.

Operacioni i njoftuar sot, u krye me pjesëmarrjen e rreth 150 karabinierëve dhe mbështetjen e helikopterëve dhe njësive të qenve, me 48 kërkime në shtëpi, konfiskimin e një restoranti që ishte baza operacionale dhe

Hetuesit kanë zbuluar të paktën gjysmë milioni euro pas shitjes së rreth 6 mijë dozave të kokainës. /k.k/noa.al/