Transmetuar më 11-07-2020, 08:29

Një grua është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel në Sarandë, ku ndodhej me pushime.

Trupi i pajetë i gruas është gjetur nga vajza e saj, në dhomën e hotelit ku qëndronin në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Çukës.

Mësohet se viktima është rreth moshës 69-vjeçare, me inicialet L.P.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. /a.y/noa.al