Transmetuar më 11-07-2020, 10:11
Foto ilustruese

Një sherr i ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në një lokal në qytetin e Gramshit, ka përfunduar me një të ri të marrë me forcë në një makinë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se tre persona janë zënë me njëri tjetrin, ndërsa më tej kanë marrë peng një djalë 32 vjeç.

Dyshohet se 32-vjeçari A.B., është marrë me forcë si shenjë hakmarrje nga të dyshuarit, të cilët ishin konfliktuar me vëllanë e tij.

Lidhur me rrethanat e konfliktit, hetimet janë në vijim, ndërkohë që në mëngjes është paraqitur vetë 32-vjeçari në polici.

“Ishim të dehur, u zumë dhe u qëlluam. Nuk më ka marrë njeri peng”, është shprehur i riu, mëson Noa.al, duke cituar burime policore.

Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al