Transmetuar më 11-07-2020, 20:02

Një ngjarje e turpshem me pasojë dhunën dhunënë brenda familjes ka ndodhur në Itali, ku protagonist ka qenë një shqiptar.

Ngjarja u shënua mëngjesin e së premtes në rrugën Padova, Milano.

Një 35-vjeçar dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, shtetase italiane në sy të fëmijës 2 vjeçar.

Fillimisht zënka kishte filluar në mënyrë verbale dhe më pas degjeneroi në dhunë fizike ku 35 vjeçari shqiptar goditi bashkëshorten e tij me shkelma dhe me grushta.

Më pas ai tentoi të arratisej, por bashkëshortja 27 vjeçare lajmëroi menjëherë policinë të cilët bënë të mundur arrestimin e tij.

Gruaja italiane ka raportuar në polici se dhuna nga shqiptari ka qenë e përsëritur./noa.al/