Gati për festë në kohë pandemie, Saimir Çili me ‘yllin e yjeve’ i japin fund izolimit
Transmetuar më 11-07-2020, 20:55

Aktivitetet muzikore u mbyllën gjatë kohës së izolimit, për shkak të pandemisë. Shumë këngëtarë u ankuan për kohën e gjatë të qëndrimit pa punë, madje pretenduan se qeveria nuk u erdhi në artistëve. Plazhet dhe lokalet e natës ishin të fundit që u hapën, pas lokaleve e restoraneve.

Madje ka pretendimet se ligjërisht nuk janë hapur ende, por gjithsesi këngëtarët mezi kanë pritur që të fillojë sezoni i plazhit dhe të nisin aktivitetet e tyre artistike, si e mundësi e vetme për të siguruar të ardhura.

Dihet se pavarësisht periudhës së vështirë, të rinjtë e shumtë në plazhe, kudo në botë, nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë natës pa muzikë, hare dhe kërcim.

Këngëtari i mirënjohur Sajmir Çili ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një kompleks të Golemit, në Durrës, për të kënduar, së bashku me Eli Farën dhe ai nuk e ka fshehut këtë moment të gëzueshëm.

"Gati për muzikë live, me yllin e yjeve  Eli Fara", ishte mesazhi që dha Saimir Çili. Kujtojmë se Saimir Çili mbante postin e drejtorit të Cirkut Kombëtar, deri pak kohë më parë

/NOA.al