Transmetuar më 11-07-2020, 22:56

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, ku një person është gjetur i vetëvarur.

Bëhet fjalë për një të ri të moshës 24-vjeçare i cili u gjet i vetëvarur nga familjarët e tij, në lagjen Stacioni i Trenit në qytetin e Librazhdit.

Shkak dyshohet të ketë qenë depresioni.

Po hetohen shkaqet e ngjarjes së rëndë./noa.al/