Transmetuar më 12-07-2020, 08:22

Qyteti i vogël i Librazhdit u trazua mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë.

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij.

Bëhet fjalë për të riun Arjan Skura.

Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët, në zonën e stacionit të trenit, teksa nuk dihen ende arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se i riu është vetëvarur, ndërsa prej kohësh vuante nga depresioni.

Policia dhe ambulanca, shkuan në vendin e ngjarjes. Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit, ndaj edhe paraprakisht besohet se i riu është vetëflijuar.

/NOA.al