Veprim tragjik! Janullatos dënon vendimin e Turqisë, për ta kthyer “Shën Sofinë” në xhami
Transmetuar më 12-07-2020, 10:37

Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, reagon edhe

Kreu i kishës ortodokse shqiptare Anastas Janullatos, është rikthyer në detyrë pas operacionit në zemër. Janullatos ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë turke, për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë. Kjo kishë në dekadat e fundit ka shërbyer si muze.

Sipas Janullatos, ky veprim minon shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Reagimi i plotë i Anastas Janullatos:

“Ky veprim bën pjesë në ato vendime dhe veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve".

"Ky vendim na rikthen në aspekte të errëta historike. Një vend si Turqia që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh të bëjë rolin e prapashtesës së një kulture të vonuar".

"Është mëkat edhe gabim që vaji i fesë të përdoret për të ndezur dhe për t’ju shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”.

/NOA.al