Transmetuar më 18-07-2020, 10:33

Pas firmosjes së marrëveshjes së Keshillit Politik, eshte shfaqur ne disa media Kristaq Kume. Une pershendes çdo njeri qe jep ndihmesen e tij me ide dhe me aftesine juridike per interpretimin e marreveshjes se 5 qershorit, pa cenuar dispozitat kushtetues e ligjore, lidhur me ate qe trajtohet si Reforme Zgjedhore.

Ne nje emision televiziv Kristaqi e pershendeste marreveshjen, por mbronte tezën, se edhe kushtetuta mund te ndryshohet nga Kuvendi pa marreveshje, sepse, sipas tij, ndryshimet i sherbejne interesave te shqiptarëve.

Intervistuesja e pyeti, si e vleresonte deklaraten e Presidentit, se Kuvendi nuk e kishte kuorumin e deputeteve legjitimë per ndryshimin e kushtetutes dhe se kushtetuta nuk mund te ndryshohet pa marreveshje.

Aty eksperti heshti dhe çështjen e quajti politike, ndersa ai tha se fliste si ekspert. Në emisione te tjera eksperti pranoi se ishte i perfshire ne studime te financuara per "Reformen zgjedhore" dhe se ai ka edhe propozime per ndarjen e zonave zgjedhore, duke mbrojtur variantin e votimit me lista te hapura.

Se fundmi u shfaq si propozues i mbledhjes se Keshillit Politik. Shume bukur. Po, perse nuk ka patur deri sa u miratua marreveshja e 5 qershorit, asnje diskutim publik per studimet e kryera?

Pyetja mbetet pa pergjigje. Por nje gje eshte e qarte si drita e diellit. Rama ishte kunder listave te hapura dhe Damiani kunder ndryshimit te kushtetutes dhe listave te hapura, deri ne momentin qe kuptuan, se nënshkrimi i marreveshjes ishte nënshkrimi  i humbjes se zgjedhjeve parlamentare.

Prej ketij momenti ne skene dolen te gjithe ata qe kishin punuar ne prapaskene, por jane te vonuar.