Transmetuar më 21-07-2020, 20:17

Ndërron jetë nga COVID-19 biznesmeni shqiptar nga Kosova, Latif Kryeziu.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka vlerësuar lart veprimtarinë e tij në lirinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe për kontributin e madh edhe në ekonomi.

Reagimi i Thaçit në rrjetet sociale

Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij.