Transmetuar më 21-07-2020, 21:57

Shumë këngëtarë të njohur dhe muzikantë kishin planifikuar koncerte deri në muajin gusht.

Por vendii i qeverisë se nuk do të lejohen më koncerte dhe aktivitete kulturore në ambjente të mbyllura dhe të hapura, pas orës 22:00, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID, është pritur me protesta dhe reagime të shumta prej tyre.

Eranda Libohova sapo nxori në treg këngën e saj të re dhe ishte gati ta interpretonte nëpër koncertet e planifikuara, por vendimi për të ndaluar aktivitetet kulturore, për shkak të COVID ka ngjallur reagimin e saj dhe të shumë emrave të tjerë të njohur të muzikës.

"Ne artistët nuk dorëzohemi!", tha në reagim këngëtarja Eranda Libohova.

"Edhe në një vit të vështirë si ky i sivjetshmi, nuk do të mungoj për të gjithë admiruesit e kengve të mia ! Me një këngë te re, freskojme shijet muzikore së bashku! Nëse më keni pritur, "ja ku jam"!", u shpreh ajo, teksa bëri publike edhe këngën e re.

Stefi Prifti, një ga dy vëllezërit e njohur korçarë, i cili ishte ankuar më herët lidhur me izolimin dhe faktin se këngëtarët ishin lënë pas dore nga qeveria, ka reguar mbi vendimin e fundit të Aktit Normativ.

"Si arritem në këtë pikë? Te diskutohet roli i muzikës ne kontekstin e perjashtimit dhe dëmit imagjinar që shkaktojnë tingujt, muzikantët dhe vetë muzika..!"

"Vetëm djajtë mund të mendojnë dhe marrin vendime të tilla", është shprehur Stefi Prifti në reagimin e tij.

Pas vendimit të qeverisë ka reaguar edhe Sajmir Çili.

“Po me Urën çpatën xhanëm”! – pyeti ai ironikisht.

"Kujt i prish punë një ose dy muzikant, që në një cep të barit ose restorantit, luajnë muzikë “piano bar” me volum normal zeri dhe klientët shijojnë nga larg muzikën".

"Kujdes !!! Corona merret nëpërmjet tingujve muzikor live, në 2 orët e mbrëmjes 20.00 – 22.00".

"I propozoj Znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë të rishikoj Aktin Normativ për Restorantet dhe Baret me Muzikë Live…", tha në reagimin e tij Saimir Çili/

Eneda Tarifa, gjithashtu kundër vendimit, pyeti ironikisht, "si ishte ajo puna e llaçit", duke lënë të nënkutohet se me këtë , artistëve u mbetet t’i drejtohen sektorit të ndërtimit për të mbijetuar.

Sakaq, Aurela Gaçe ka qenë edhe e drejpërdrejtë, përmes një mesazhi në formë memoje, që përcolli për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

/NOA.al