Mjekja Anila Dokle: Shihni këtë djalë si ngjitet në dritare për të parë nënën me Covid
Transmetuar më 22-07-2020, 06:09

Mjekja e njohur, Anika Dokle, ka ndarë një imazh tejet prekës, të një djali i cili çdo natë ngjitet në dritaren e spitalit për të parë nënën e tij të infektuar me Covid.

Kjo foto duket është shkrepur në Palestinë, ndërsa është shpërndarë më pas edhe nga mjekja, duke marrë shumë reagime prekëse.

“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan mjekja në përshkrimin e fotos.

Jihad Al-Suwaiti, një djalë i ri nga Palestina më saktësisht nga qyteza Beit Awa në Bregun Perëndimor, shihet teksa ngjitet mureve deri në dritaren e repartit të kujdesit intensiv në Hebron, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës që humbi betejën me COVID-19.

Rasmi Suwaiti, 73-vjeçe, ndërroi jetë katër ditë pasi ishte shtruar në spital, e për ta parë për herë të fundit, i biri u ngjit në dritare duke qëndruar i varur, për t’i thënë përgjithmonë lamtumirës nënës.

Fotografia e 30-vjeçarit që qëndron ulur pranë dritares së dhomës ku qëndronte e ëma e tij është bërë virale në rrjete sociale. Gjithashtu është shpërndarë nga përfaqësuesi i Patriotic Vision në Kombët e Bashkuara, Mohamad Safa.

“Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19, është ngjitur nëpër mure deri në dritaren e dhomës së saj, dhe e vështroi derisa ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Safa përbri fotos së shpërndarë.

“Djalë i mrekullueshëm, që më bëri të lotoja dhe zemra ime të dridhet nga dashuria dhe përkushtimi i tij për nënën”, ka shkruar një person tjetër lidhur me këtë foto.

Rasmi Suwaiti vuante nga leuçemia kur rezultoi pozitive me COVID-19. Ajo ishte shtruar në spitalin e Hebronit dhe kaloi 4  ditë atje, por pa ndonjë sukses pasi e humbi betejën me COVID-19.

Loading...