Transmetuar më 22-07-2020, 15:43
Në kosovë shënohet numër rekord të prekurish në 24 orë.
Autoritetet shëndetësore raportojnë për 241 raste të reja në të gjithë vendin.
Që nga fillimi i epidemisë janë infektuar 6 mijë e 286 persona.
Rëndohet edhe bilanci i pacientëve që e kanë humbur betejën me koronavirusin.
Kështu, 6 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 150 numrin e personave që kanë vdekur që prej fillimit të epidemisë. /k.k/