Transmetuar më 25-07-2020, 20:15
Italia ka vendosur të rikthejë karantinën për qytetarët apo shtetasit që në 14 ditët e fundit, kanë qenë në Rumani dhe Bullgari.
Lajmi bëhet i ditur nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pasi nënshkroi urdhërin e ri.
Kjo ndodh për herë të parë pas rihapjes së kufirit më 1 korrik, që dy vende të BE-së përjashtohen nga regjimi i lëvizjes së lirë.
“Virusi ende nuk është mundur dhe vazhdon të qarkullojë. Dhe për këtë arsye nevojitet ende kujdes dhe vëmendje”, tha ministri Speranza, i cili u takua me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, për të verifikuar kornizën epidemiologjike në një nivel ndërkombëtar.