Meksikë, koronavirusi i merr jetën ministrit të Shëndetësisë
Transmetuar më 27-07-2020, 09:21

Ministri i Shëndetësisë në shtetin meksikan të Chihuahua, Jesus Grajeda, gjeti vdekjen këtë të diel, dy javë pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus.

Vdekja e tij u shkaktua për shkak të komplikimeve në zemër dhe rëndimit të gjendjes nga virusi.

Në Meksikë deri më tani numri total i të infektuarve ka shkuar në 390.516, ndërsa i viktimave në 43.680.

Bilanc i rëndë u raportua në 24 orët e fundit ku gjetën vdekjen 306 persona. /a.y/noa.al