Transmetuar më 28-07-2020, 18:53

Këngëtarja shqiptare u prek pak kohë më parë nga COVID-19, sëmundje që shumë shqiptarë nuk besojnë se ekziston.

Adelina Thaçi për këtë arsye u përballë me disa ndjekës, të cilët nuk janë të paktë, kanë ngritur dyshime mbi vetë ekzistencën e këtij virusi.

Adelina publikoi mesazhin e një prej ndjekësve në Instagram, që e pyeti sesa lekë ka marrë shpërblim, që të deklarohej e prekur nga koronavirusi. “Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja.

Përgjigja e këngëtareska qenë e tillë: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorante si ti ka sa të duash.”

Adelina e publikoi mesazhin në InstaStory, ndërsa në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, janë rregjistruar mbi 200 të prekur nga virusi, si dhe pati shtatë viktime.

/NOA.al