Transmetuar më 28-07-2020, 23:21

Shuhet në moshën 20 vjeçare djali i shefit ekzekutiv të Boohoo-së (kompani veshjesh), John Lyttle.

Louis Lyttle është gjetur pa jetë në shtratin e tij në rezdinencën e familjes, afër Sevenoaks, në juglindje të Londrës.

Shkaku i vdekjes së të riut, dyshohet të ketë ardhur nga mbidoza.

Autoritetet kanë hapur një hetim më të gjerë për të kuptuar më shumë detaje mbi ngjarjen.

Louis ishte një ish-nxënës në Shkollën e Kingut në Canterbury, ai vazhdonte studimet për menaxhim biznesi në Universitetin Cardiff dhe gjithashtu punonte në Bohoo që nga korriku i vitit të kaluar./noa.al/