Transmetuar më 29-07-2020, 08:33

Këtë të martë, 28 korriku ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha festoi ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar, ajo është pushtuar nga trishtimi për të atin e ndarë nga jeta disa muaj më parë.

Ajo ka ndarë një mesazh të të atit të dy viteve më parë, kur ai i shkruante, “Kjo datë u bë e rëndësishme në jetën time sepse në jetë erdhe ti vajza ime. Tani kanë kaluar 35 vjet, ti je plotësuar me të gjitha dhe tani je nënë e një djali të mrekullueshëm. Ti ngelesh gjithmonë krenaria ime dhe unë jam shumë i lumtur për ty bija ime. Babi të uron të jesh gjithmonë e lumtur dhe të bëhesh 100 vjeç dhe ta kaloni sa më bukur sot bashkë me Ardianin dhe Elisin. Ju përqafoj, babi”.

Teksa ka ndarë këtë mesazh të të atit që nuk jeton më, Klajda shkruan, “Këto ishin fjalët e tua që m’i shkrove dy vite më parë për ditëlindjen time. Sot është ky mesazh që mbaj me vete…Sa mall kam për ty sot babi, për zërin tënd, për urimin tënd! E çuditshme se si jeta duhet të vazhdoj bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë.

P.S Mbrëmë pashë një yll që u shkëput nga qielli, nuk e di pse pata ndjesinë që ishe ti! Shpreha një dëshirë dhe shpresoj ta kesh dëgjuar edhe ti! /a.y/noa.al