Transmetuar më 29-07-2020, 18:13

Ish-drejtoresha socialiste e Tatimeve, Briseda Shehaj doli papritur kundër preferencave të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar, ashtu si opozita jashtë Kuvendit, se është pro listave të hapura 100%. Ajo pas largimit nga Tatimet, është aktualisht drejtoreshë e një televizioni privat.

Lidhur me reagimin e Briseda Shehaj, anëtarja e Asamblesë së PS, Anila Çobani, i është vërsulur keq, duke i thënë se nuk duhen humbur xhevahiret, as kur “grerëzojnë” kundër Rilindjes.

Deputetja Anila Çobani, në një shkrim në Facebook

“E paskam humbur…sdi se si ? Jane mendimtare qe xhevahirosin sa here flasin..dhe Xhevahiret si te tilla nuk duhen humbur…as kur e quajne veten “prurje te re ” te Rilindjes ..as kur “grerëzojne” kunder Rilindjes ! Ne fakt…listat e hapura duhet te rishihen kur te fitojme zgjedhjet e aferta… jo për Deputetë.. por për çdo përfaqësues në Administratën Shteterore… si për rastet me “prurje të reja” , si për rastet “mall gjendje” ! Dhe dua t’ja kujtoj kujtdo ..Quhet PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE ! Ka trendafil në logo jo grerëz !!”, shkroi ironikisht Çobani, duke i kujtuar ish-drejtoreshës postin e lartë që mbajti për disa kohë, post të cilën mund ta mbanin fare mirë me qindra dhe mijëra shqiptarë të tjerë, me më shumë kapacitete.

Megjithatë, pas 7 vitesh në pushtet, duket se PS është konsumuar disi, teksa ka përplasje dhe pakënaqësi edhe mes atyre që kanë pasur ose mbajnë ende poste të larta.

Për emisionin Tempora, Shehaj u shpreh se me lista të hapura 100% dotë ketë garë dhe gara sjell gjithmonë diçka të mirë.

"Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin”, deklaroi Shehaj.

“Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe" , u shpreh ajo.

Briseda Shehaj, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve, flitet se e mori postin e lartë në kohën kur pozitat e Saimir Tahirit ishin të forta në PS, por me largimin e tij, edhe ajo humbi dalëngadalë shkëlqimin, deri në largimin nga posti dhe siç duket edhe nga partia./NOA.al