Transmetuar më 01-08-2020, 12:51

Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagon lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Ai e quan mike të mirë dhe thotë se zërin e saj dhe revoltën që i bënte bashkë, i ka me vete.

“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bënte bashkë; Mirësinë TËNDE! Lamtumirë!”, shkruan Braçe.

Aneta Rama u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 82-vjeçare. /a.y/noa.al

Ndarja nga jeta e nënës, Edi Rama dhe Olsi mesazh miqve me një kërkesë

Kryeministri Rama në zi, ndahet nga jeta e ëma Aneta: Ishe drita e shtëpisë