Pamundësia për të ndjekur mësimet “on-line”, mësuesi i përkushtuar derë më derë për të ndihmuar nxënësit e varfër (Fotot)
Transmetuar më 01-08-2020, 18:26

Bota ka nevojë për njerëz me zemër të madhe si ai. Dhe me siguri një ditë nxënësit dhe studentët nuk do ta harrojnë kurrë.

Me siguri fëmijët do t’a shpërblejnë një ditë për përkushtimin dhe dashurinë e treguar, në kohë të vështira.

Është kjo historia e një mësuesi, me një profil akademik, që shpërndan libra dhe jep leksione falas për të gjithë nxënësit e varfër dhe të izoluar gjatë kohës së pandemisë, në Brazil.

Kur Arthur Cabral pa që shumë nga nxënës në zonat e varfra, në “Vila da Fabrica”, nuk kishin akses me internetin, – raporton NOA.al, – “për të vazhduar mësimet, ai mori biçikletën dhe vendosi që “edukimi të mos braktisej kurrë prej tyre.”

Mësuesi përshkruan mesatarisht 8 km çdo ditë, që nga muaji maj i këtij viti, duke trokitur derë më derë, për të takuar çdo fëmijë të varfër, të cilëve iu dhuron librat e duhur dhe i orienton me mësimet që të mos mbeten pas të tjerëve.

Ai mban veshur një bluzë me mbishkrimin “lufto si një mësues.”

BBC në një artikull e konsideroi mësuesin brazilian modelin më të mirë, edhe për botën e zhvilluar. Edukimi është shërbimi më i mirë për çdo komunitet apo popull në botë. /NOA.al