Covid-19 në botë: 18 milionë të infektuar, 11 milionë janë shëruar, 689 mijë humbën jetën
Transmetuar më 02-08-2020, 11:54

Virusi i rrezikshëm COVID-19 që lindi në Kinë dhe u përhap në të gjithë botën, deri tani ka infektuar 18,043,836 njerëz. Dhe kjo shifër e minutave të fundit është vetëm ajo çka përftohet nga testet e kryera.

Çdo ditë regjistrohen më shumë se 250 mijë njerëz të infektuar, më së shumti në SHBA, Brazil, Meksikë, Indi, Afrikën e Jugut, Rusi, Peru, Kolumbi, Argjentinë, Filipine, etj.

Aktualisht regjistrohen 689,157 të vdekur ose 6 për qind e 12,031,117 rasteve të mbyllura. Kurse janë shëruar 11,341,930 njerëz.

Momentalisht, raste aktive janë 6,012,719, ndër të cilët 65,776 ose 1 për qind janë në gjendje kritike për jetën.

SHBA po përjetojnë ditë të zeza me shumë viktima. 24 orët e fundit ishin 1,123 të vdekur kurse ditën pararendëse 1,462. Në total regjistrohen 157,905 të vdekur. /noa.al