Transmetuar më 02-08-2020, 18:56

Për shkak të pandemisë dihet se kriza këtë vit në turizëm ishtë më e madhe.

Disa foto të siguruara nga bregdeti i jugut sot tregojnë se atmosfera gjatë gushtit po gjallërohet, edhe pse situata e Covid mbetet alermante.

Madje siç shihet nga fotot janë duke u organizuar edhe "Shkuma Party" nga njëra anë, në disa zona me qëllim të tërheqin klientë, por nga ana tjetër është denoncuar edhe një fenomen i pazakontë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ke denoncuar se në Dhërmi ka ndodhur një skandal.

Ai tha se pushuesit largohen të lemeritur nga banda e vjedhësve.

Ish-kryeminsitri, duke iu referuar qytetarit dixhital, shkroi:

"Mbrëmë në Dhërmi kanë ndodhur 6 vjedhje të rrezikshme 2 hotele dhe 4 vila nga një grup i strukturuar kriminal, i cili ka 10 ditë që po terrorizon pushuesit".

"Konsideroj të rrezikshme sepse hajdutët në rastet e mësipërme kanë marrë guximin duke hyrë nëpër dhomat e pushuesve vendas dhe të huaj gjatë natës kur ata flinin dhe kanë vjedhur sende me vlerë".

"Policia ka vetëm 1 inspektor krimesh dhe 1 ekspert kriminalist që mbulon zonën dhe nuk po ja dalin dot as të vijnë në vendet e ngjarjeve dhe marrin deklarimet e të dëmtuarve. Jemi të traumatizuar me gjithë fëmijë, pa asnjë lekë dhe jemi të detyruar të ndërpresim pushimet duke u kthyer në shtëpi".

"Turp për fytyrën e turizmit patriotik të Edvin Rama", mbylli reagimin e tij lidhur me deoncimin nga qytetari dixhital, kryeministri Berisha.

NOA.al