Në këtë shtet nuk ka më të prekur me koronavirus, u shërua edhe pacienti i fundit
Transmetuar më 02-08-2020, 22:21

Edhe pse në pikun e verës, dhe me temperatura që kanë kaluar mbi 40 në shumë vende, koronavirusi vojon të prekë qindra mijëra njerëz në të gjithë botën.

Po në shtetin e San Marino ky virus nuk ekziston më, dhe pacienti i fundit është shëruar.

Sipas informacioneve, kufizimet në këtë shtet  do të hiqen në ditët në vazhdim.

Edhe autoritetet qeverisëse e kanë konfirmuar diçka të tillë.

Që nga fillimi i pandemisë, në San Marino u infektuan rreth 700 persona, 42 prej të cilëve ndërruan jetë. /k.k/noa.al/