Transmetuar më 03-08-2020, 21:00

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të sulmit të godinës së Prokurorisë së Tiranës.

Ai është 39-vjeçari me inicialet K.Sh, i akuzuar për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrim i pronës".

Policia thotë se arrestimi i tij u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40, në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni.

Madje ai ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve, shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/

Incident në Prokurorinë e Tiranës, thyhen xhamat e katit të parë