Transmetuar më 04-08-2020, 11:24

Një ekzekutim me armë zjarri u shënua pasditen e djeshme, në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë Prezës.

71-vjeçari Abdulla Budlla, të cilin e shikoni në fotografi, nga fshati Ahmetaq, u ekzekutua me breshëri automatiku, pranë makinës së tij.

Ngjarja ndodhi në Fushë Prezë, në kryqëzimin që të çon drejt aeroportit të Rinasit, ku viktima punonte me mjetin e tij si taksist në të zezë, pa licencë.

Nga verifikimet e policisë rezulton se viktima nuk kishte probleme me drejtësinë.

E njëjta gjë u zbulua edhe për tre djemtë e tij të cilët rezultojnë “të pastër”.

Ekzekutimi i të moshuarit është veshur me mister, teksa dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje, për tu larguar më tej. /a.y/noa.al