Transmetuar më 04-08-2020, 13:41

Një mjek kirurg në spitalin e Beratit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për një mjek 40-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për shtrim në spitalin Infektiv.

Gjithçka për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, pasi vuan edhe nga diabeti.

Pas konfirmimit të rastit të tij pozitiv me Covid-19, është mbyllur për dezinfektim reparti i kirurgjisë Berat.

Ndërkohë kolegëve të tjerë të mjekut të infektuar do ju bëhet tamponi, për të zbuluar deri ku është shtrirë zinxhiri i infektimit.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitiv ku 14 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.  /a.y/noa.al