Veliaj harron koronavirusin? “Pasditja na ftoi te Parku i Liqenit”
Transmetuar më 04-08-2020, 20:44

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i prekur prej gati një jave nga COVID, duket se ka vendosur të dalë sot për pak qetësi.

"Pasditja na ftoi në shtëpizën e mjellmave, te Parku i Liqenit."

Ky ka qenë mesazhi që shkroi Veliaj në Facebook, krahas fotos së një mjellme që notonte në ujërat e liqenit.

Veliaj ka lënë të kuptohet se ka dalë nga liqeni, ndoshta i vetëm pasi një gjë e tillë kur je pozitiv me koronavirus nuk lejohet edhe me ligj, megjithatë, kryebashkiaku ndoshta ka dashur të japë edhe një mesazh se është drejt rikuperimit të plotë.

"Mbrëmje të bukur!", ka mbyllur mesazhin e tij kryebashkiaku i Tiranës, që e ka shoqëruar atë dhe foton e mjellmës, edhe me simbolin e një zemre.

/NOA.al