Transmetuar më 06-08-2020, 11:58

Koronavirusi vijon të përhapet vrullshëm në radhët e bluzave të bardha, ku në spitalin e Beratit, nga testimet e kryera në orët e fundit, janë konfirmuar 8 raste të reja infektimesh.

Bëhet fjalë për pesë infermiere në urgjencë, pediatri dhe kirurgji.

Krahas tyre ka rezultuar i infektuar edhe një punonjës i oksigjenit, një punonjës kaldaje dhe një punonjës i magazinës së spitalit.

Shtimi i rasteve ka rritur shqetësimin mes stafit, të cilët do i nënshtrohen tamponit.

Ndërkohë edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Berat, ka rezultuar i infektuar me koronavirus, bashkë me të shoqen.

Aktualisht në Berat, janë 43 raste aktive me Covid-19. /a.y/noa.al