“Gju më gju me popullin”, cilat ishin këshillat e Enverit në vitet e fundit të jetës?!
Transmetuar më 06-08-2020, 23:59

Enver Hoxha, momenti kur ulej "gju më gju" me popullin.

Kjo foto e rrallë e ish-diktatorit besohet se është realizuar gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

Ai është rrethuar nga qindra njerëz të një fshati, që besohet të jetë Pogradeci, ku kalonte shpesh pushimet.

Pranë tij ndodhet Nexhmija e ulur, kurse Enver Hoxha në këmbë duket se udhëzon klasën punëtore për sukseset e arritura dhe vigjilencën, që duhet të tregohet vazhdimisht prej tyre.

Enver Hoxha thoshte se armiqtë, që ishin të shumtë, na kanë zili dhe gjithmonë kërkojnë të përfitojë nga një dobësi e jona.

Enver Hoxha, përmes propogandës që instaloi regjimi i tij, ia doli të qeveriste vendin për gati 40 vjet, duke mbetur udhëheqësi më jetëgjatë në tërë historinë e Shqipërisë.

/NOA.al