Transmetuar më 07-08-2020, 09:53

Tregon me krenari trupin e saj pa u ndrojtur, e lumtur dhe krenare për format e bëshme që natyra i ka dhënë.

Modelja e mbushur Ashley Graham, pasi tregoi celulitin me krenari me bikini, tashmë pozon e zhveshur për revistën ‘Elle’.

Bashkë me të ndodhet edhe djali Issac i ardhur në jetë në muajin janar, edhe ai pa rroba.

Pas objektivit qëndron Justin Ervin, bashkëshorti i modeles me forma të mbushura.

Në pozën e shkrepur për revistën, ajo shihet e shtrirë në krevat në çarçafë të bardhë, teksa shikon me dashuri dhe buzëqesh pranë të birit. /a.y/noa.al