Metropoliti i Konicës thirrje të fortë Qeverisë greke: Edi Rama po ‘varros’ helenizmin në Vorio-Epir. Bllokojeni në BE!
Transmetuar më 08-08-2020, 14:31

Metropoliti i Konicës, Konstatinos Andreas, i ka bërë thirrje qeverisë dhe politikës Greke të reagojë sa më parë për të shpëtuar "territorin grek" në Vorio-Epirit, pasi, sipas tij, kryeministri Edi Rama, me ndihmë e Erdoganit, po e ‘varros’ përfundimisht atë, duke shuar kështu përpjekjet e helenëve për ta kthyer në një çështje kombëtare.

Ai e quajti anti-Grek Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Duke iu referuar artikullit të një gazete të përditshme helene, (E shtunë – e diel 1-2 gusht 2020) ku thuhet se, "Turqia është futur edhe më e thellë në Shqipëri, dhe po përpiqet në çdo mënyrë të shfrytëzojë dobësitë e fqinjit të saj. Kryesisht pro-turqizmit është shfaqur Kryeministri shqiptar Edi Rama”, Konstatinos Andreas ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë Shqiptare.

Ai shtoi se "Presidenti turk Tayip Erdogan po e përdor Shqipërinë si një" levë presioni "kundër Greqisë dhe këtë e dëshmon ‘bujaria’ e tij e fundit në dhurimin e pajisjeve dhe uniformave për nevojat e Shërbimit të Urgjencës Shqiptare, me vlera totale 1.5 milion Euro."

Ai ngre shqetësimin se vazhdimisht Shqipëria ka marrë dhurata dhe pajisje ushtarake nga Turqia.

Metropoliti përmendi edhe një zbulim të planeve turke, apo edhe të planeve shqiptare përmes një raporti të një deputeti shqiptar, "se që nga viti 1988 janë miratuar nga parlamenti shqiptar 26 marrëveshje dhe protokolle ushtarake me Turqinë"! Dhe e gjithë kjo ndodh, ndërsa ekonomia turke po shembet vazhdimisht, gjë që krijon panik", shprehet ai.

Të gjitha këto lëvizje të Edi Ramës, sipas tij, kanë vetëm në një qëllim. – "Atë që kemi theksuar vazhdimisht, domethënë presionin ndaj helenizmit të Vorio-Epirit dhe, më në fund, shfarosjen e tij".

"Situata në zonën e lashtë Greke të Vorio-Epirit është shpërthyese. Rama kërkon me çdo mënyrë për të shfarosur helenizmin atje. Dhe përkundër asaj që thonë kundërshtarët e tij politikë, ai, duke pasur mbështetjen e Turqisë, nuk pyet askënd për asgjë", – shprehet Metropoliti i Konicës, Drinoupolisit dhe Pogonianit.

Ai shprehu habi që në këtë situatë, Greqia dëshiron pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian!!!

"Nëse, nga ana tjetër, ndodh diçka e tillë, – atëherë – dhe unë e them këtë me trishtimin më të thellë – do të vendoset një ‘gur varri’ mbi çështjen kombëtare të Epirit të Veriut".

Metropoliti përmendi se të njëjtat vuajtje grekët në Vorio-Epir i kishin përjetuar në kohën e regjimit komunist, kur Shqipëria drejtohej nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

"Unë i bëj një thirrje shumë të ngrohtë Qeverisë (Greke) dhe botës politike të vendit tonë: Kujdes me Epirin e Veriut. Lutem që Krishti të na ndriçojë të gjithëve e të kthejë borxhin ndaj vëllezërve tanë për padrejtësitë dhe vuajtjet në Epirin e Veriut, para se të jetë vonë", – ka mbyllur reagimin e tij Metropoliti i Drinoupolisit, Pogonatit dhe Konicës.

/NOA.al