Transmetuar më 08-08-2020, 15:58

Polumbarët e forcave RENEA  gjetën sot dy pistoleta të hedhura, në lumin Shkumbin.

Mësohet se pistoletat janë gjetur rastësisht.

RENEA po kërkonte në lum gjetjen e thikës me të cilën të arrestuarit e ditës së sotme, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili ekzekutuan Regis Runajn.

Dyshohet se armët janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan, por nuk dihet ende se për çfarë ngjarjesh me saktësi.

Armët e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe pritet të jenë një provë e fortë për disa nga krimet e ndodhura në Elbasan./NOA.al