Transmetuar më 08-08-2020, 18:21

Fridi Murataj, është një 28-vjeçar shqiptar që së fundmi është dënuar me burg nga autoritetet italiane.

Ai sapo kishte përfunduar një dënim me arrest shtëpie.

Por sot është kapur nga policia, pasi gjykata e Leçes e ka dënuar me 2 vite e tetë muaj burg.

I riu akuzohet për prodhim e trafik drogë dhe trafik armësh, shkruajnë mediet italiane.

Veç burgut, ai do të paguajë edhe një gjobë prej 32 mijë eurosh. /k.k/noa.al/