Transmetuar më 09-08-2020, 12:25

Një tërmet me fuqi 5.1 shkalla Rihter goditi sot provincën perëndimore të Iranit, Kermanshah, raporton televizioni shtetëror.

Një tjetrër 4.8 goditi Irakun, me epiqendër 147 km larg Bagdadit. Tërmeti i Irakut zgjati pak sekonda, ndërsa dëshmitë thonë se në Iran lëkundjet ishin më të forta.

Irani është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë.

Televizioni shtetëror iranian nuk dha të dhëna në lidhje me pasojat e mundshme në njerëz ose në dëme materiale nga dridhja, shkruan Reuters.

Lëkundjet janë regjistruar në distriktin Gilan-e Gharb të kësaj province.

Irani goditet mjaft shpesh nga tërmetet dhe disa prej tyre kanë qenë tragjike. Në nëntor të vitit 2017, 630 persona kishin vdekur nga një tërmet me fuqi prej 5.2 ballësh që e kishte goditur Tehranin.

/NOA.al