Stuhi dhe shi në ishullin grek, 5 të vdekur, mes tyre një foshnjë
Transmetuar më 09-08-2020, 20:59

Së paku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie shiu dhe ere të rrëmbyer, e ndodhur paraditen e sotme në ishullin e Evia në Greqi.

Si pasojë e reshjeve të dendura, në zonën e Politika, ka gjetur vdekjen një foshnjë 8 muajshe dhe dy të moshuar rreth 85 vjeç, si dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se të moshuarit gjetën vdekjen në shtëpitë e tyre, pasi lartësia e ujit shkoi gati dy metra.

Si pasojë e përmbytjeve u dëmtuan dhe përmbytën rreth 3 mijë banesa, pasi dolën lumenjtë dhe evakuiimi i banorëve u bë pasi u ngjitën në tarracat e shtëpive.

Raportohen edhe disa persona të zhdukur, ndërkohë që kërkimet vijojnë në terren nga shërbimet zjarrfikëse, policia, polumbarë dhe anije shpëtimi. /a.y/noa.al

Stuhi shiu në ishullin grek, 5 të vdekur, mes tyre një foshnjëLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2181470.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Dimanche 9 août 2020