Transmetuar më 09-08-2020, 22:45

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet me pushime dhe është pozicionuar në vilën qeveritare në Dhërmi. Pasditen e sotme, kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë në një nga baret e zonës në fshatin Vuno, në jugun e qytetit të Vlorës.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga JOQ, Rama, i veshur me një bluzë të zezë dhe me një kapelë të zezë në kokë, është ulur në një nga tavolinat e lokalit dhe mban duart e kryqëzuara.

Bashkë me të është edhe bashkëshortja Linda Rama, gjithashtu e veshur me të zeza, dhe i vogli Zaho. Të tre siç duket kanë zgjedhur ta kalojnë pasditen e kësaj të diele në këtë fshat të vogël, por siguria nuk u mungon.

Nga fotot e shkrepura, vihet re edhe një person, pjesë e eskortës së kryeministrit që vëzhgon zonën përreth. Kryeministri Edi Rama ka marrë pushimet prej ditësh. Ditë më parë u publikua edhe lajmi për nisjen e relaksit në jug për kreun e qeverisë, që vetëm pak kohë më parë humbi të ëmën, Aneta Rama.