Transmetuar më 10-08-2020, 15:33
Një pushues është mbytur sot në ujërat e plazhit të Borshit, në Sarandë
Ai është një i moshuar, i identifikuar me inicialet E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh.
Policia thotë zyrtarisht se duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak.
Burri është transportuar menjëherë për në spital, dhe ka ndërruar jetë më vonë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/