Transmetuar më 10-08-2020, 16:57
Një pikë skrapi në rrugën Tiranë-Ndroq është përfshirë nga flakët.
Ngjarja në dalje të Kombinatit ka vënë në alarm zjarrfikësit pasi zjarri është i përmasave të mëdha.
Tre makina zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Pak javë më parë një pikë grumbullimi makinash në Kashar u përfshi nga flakët.
Për momentin nuk dihen shkaqe e zjarrit. /k.k/noa.al/