Dalin delfinë në brigjet e Ksamilit, pamjet e rralla
Transmetuar më 11-08-2020, 10:59

Disa pamje të rralla janë fotografuar në afërsi të brigjeve të Ksamilit, Sarandë.

Disa delfinë janë fotografuar të hidhen në ujë në Gjirin e Ftelesë, në kanalin e Korfuzit.

Këto momente të rralla janë fotografuar nga fotografi Gent Shkullaku.

Delfinët shfaqen rrallë në sipërfaqe, por sa herë që ndodh diçka e tillë, krijohet një ndjesi pozitive. /a.y/noa.al