Transmetuar më 11-08-2020, 23:16

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur kishte kaçurrela e para, femrat me të kanë pirë më shumë Whisky ose pije të mira, sot ka hapur arkivat.

Për ata që janë kureshtarë, Papa ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën dhe ka publikuar disa foto të rinisë së tij, me flokë kaçurrela.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986, Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992.

Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen”, shkruan Papa në “facebook”.