Transmetuar më 12-08-2020, 12:28

“Arrest me burg” për 30 ditë, është masa e vendosur nga Gjykata e Pogradecit për Mariglen Topuzin, një nga pesë të arrestuarit për sulmin me armë ndaj hotel “Voloreka” në Pogradec, më 8 gusht.

I riu do të qëndrojë një muaj në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për lirimin e 34-vjeçarit të arrestuar më 9 gusht.

Avokati pretendoi se në pamjet filmike klienti i tij nuk shihet askund gjatë ngjarjes, duke deklaruar se ndodhej diku tjetër.

Ndërkohë si të përfshirë në sulmin me armë ndaj hotelit, ditën e sotme u arrestua i dyshuari si organizator Ilir Berberi 52 vjeç si dhe Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç. /a.y/noa.al

Pamje të reja nga sulmi në hotelin në Tushemisht, një person me automatik hap zjarr

Kush është i riu i arrestuar sot që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec

Renea kap organizatorin e sulmit me armë në hotelin në Tushemisht, pranga dhe 3 bashkëpunëtorëve/Emrat

Kush është i riu i arrestuar sot që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec

Breshëri të shtënash drejt hotelit në Tushemisht pas konfliktit me pronarin, një në pranga, 3 në kërkim

Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve

Pamje të reja nga sulmi në hotelin në Tushemisht, një person me automatik hap zjarrLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2181975.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 12 août 2020