Aksident në Kosovë, plagoset një person
Transmetuar më 17-08-2020, 20:38
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25 në fshatin Baicë të Istogut.

Një person ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe është përplasur.

Si pasojë drejtuesi ka marrë lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.

Po punohet për dokumentimin e plot% të shkaqeve të aksidentit./noa.al/