Tragjedi e rëndë familjare, shuhen në aksident çifti shqiptar (Emrat+Foto)
Transmetuar më 28-08-2020, 19:45

Dy shqiptarë, burrë e grua, humbën jetën pas një aksidenti.

Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në Urën George Washington në New York bënë të ditura autoritetet.

Ngjarja ndodhi në ora 9:42 të mëngjesit, sipas orarit lokal, kur një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Honda u përmbys, ndërsa udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.

Dy të ndjerët banonin në Bronx. Gruaja u shpall e vdekur në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi edhe ai jetë disa momente më vonë.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta.

Detektivët po hetojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që shkaktuan tragjedinë familjare.

/NOA.al