Mbyllet procesi i votimit në Malin e Zi, përqindje e lartë e votuesve
Transmetuar më 30-08-2020, 20:41

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi.

Sipas mediave vendase deri në orën 19:00 kanë votuar 74.9 përqind e votuesëve.

Pjesëmarrja në total e shqiptarëve në Malin e Zi është rreth 65%, kjo pasi një rritje të konsiderueshme e votuesve shqiptarë është shënuar gjatë orëve të fundit.

Në zgjedhje garuan për të formuar qeverinë e re Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik.

Po ashtu edhe partitë shqiptare garuan në dy koalicione dhe kanë synimin që të marrin dy mandate.