Drekë “Portokalli”! Salsano u jep fund thashethemeve, mesazhi i Xhemit gëzon edhe Eneda Tarifën (Foto)
Transmetuar më 02-09-2020, 17:11

Xhemi Shehu ka qenë në vëmendje të mediave pas lajmit se ajo do të largohet nga “Portokallia”.

Xhemi u shpreh vetë për largimin pak ditë më parë kur një komentuese e pyeti: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Por duket se partneri i saj në skenë, Salsano Rrapi, si dhe regjisori Altin Basha  bënë përpjekje që "Portokallia" të vazhdojë dhe duket se ia dolën, madje që edhe Xhemi të ndryshonte mendim e të rikthehet.

"Rubrika thashetheme 2… Ja dhe këto 2 punë morën fund…", shkroi Salsano, pas një dreke me regjisorin Basha dhe bashkëshorten e tij, duke i bërë "tag" pikërisht Xhemi Shehut, si dhe aktorit Ledio Lako.

Ish-prezantuesja e Portokallisë krah Salsanos dhe Xhemit pavarësisht sherrit me këtë të fundit, Eneda Tarifa, ka reaguar përmes një mesazhi në Instagram ndaj Salsano Rapit:

"Bobobo nga të kthesh kokën… S’di nga te vjen", – shkroi Eneda.

Po ashtu edhe Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Xhemi u shfaq së fundmi me Arbanën në ambientet e Top Channel, ndërsa mbrëmë darkoi krah aktorëve Ledio Lako dhe Albana Perhati.

Kësisoj, duket se ka ndryshuar situata me fillimin e sezonit të ri. "Portokallia" do të vazhdojë programin në të njëjtin ekran, me të njëjtit prezantues.  /NOA.al