Vritet me armë zjarri një 19-vjeçar
Transmetuar më 02-09-2020, 21:38
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Bëhet fjalë për një të ri me inicialet V.B., nga fshati Studencan i Suharekës.

Nuk ka detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndersa sipas Policisë është konsideruar si “vdekje e dyshimtë”.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot në orën 12:42 Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, u shpreh ai.