Transmetuar më 04-09-2020, 22:40

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar përballë Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Skuadra performoi në mënyrë të shkëlqyer përballë bjellorusëve duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Cikalleshi dhe Bare shënuan për Shqipërinë e cila në këtë takim tregoi se është ekipi për t’u mundur në grupin C.

Edhe lojtarët e rinj dhuruan një performancë mahnitëse, fakt ky që e bën të ndihet mirë trajneri Reja.

Në grupin C, Shqipëria ka, përveç Bjellorusisë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kundërshtarë që konsiderohen të kalueshëm në letër. /k.k/noa.al/