Një grua tenton vetëvrasjen, shpëtohet nga një punëtor
Transmetuar më 05-09-2020, 20:15

Një grua në Kosovë tenton vetëvrasjen.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në Prishtinë.

Nuk ka detaje rreth ngjarjes por medit vendase thonë se ka qenë një punëtor ai që ka ndërhyrë duke parandaluar aktin e vetëflijimit.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase nga Policia e Kosovës.

Njoftimi

“Rreth orës 18:00, në një rrugë në Prishtinë, ka qenë një rast ‘tentim vetëvrasje’. Një person i gjinisë femërore ka tentuar të vetëvritet, ka qenë ndërhyrja e një punëtori të një kompanie që ka evituar aktin”, ka thënë Krasniqi.